Miratohet Ligji i Moralit, gratë nuk duhet të shohin burrat e huaj në sy

Prej marrjes së pushtetit në vitin 2021, talebanët kanë tentuar të kontrollojnë paraqitjet edhe sjelljet në publik të miliona afganëve, veçanërisht grave dhe vajzave.

Më 21 gusht afganët miratuan zyrtarisht Ligjin për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalim të Vesit, që parasheh kufizime të ashpra në paraqitjen publike, në sjellje dhe lëvizje të grave dhe disa kufizime ndaj burrave.

Ligji i ri për moralin përbëhet prej 35 neneve, grave u kërkohet të mbulojnë plotësisht fytyrën dhe trupin në publik, veshjet “transparente, të ngushta dhe të shkurtra”.

Po ashtu u ndalohet ngritja e zërit apo këndimi kur ndodhen në publik. Gratë duhet të jenë të shoqëruara me një burrë kur largohen prej shtëpive të tyre, dhe nuk mund të përdorin transportin publik vetëm.

Po ashtu, ato nuk duhet të kenë kontakt me sy me burra që nuk I kanë familje dhe që nuk i njohin./TCh

Read Previous

Mjete shpërthyese në afërsi të objektit të ish komunës ilegale në Leposaviq, njofton Policia e Kosovës

Read Next

​ASK tregon shkaqet e zgjatjes së afatit për regjistrimin e diasporës