Miratohet formimi i Komisioneve Parlamentare

Në seancën e cila është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës janë miratuar edhe propozimet për emërimin e Komisioneve Parlamentare.

Me 89 vota pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër, Kuvendi ka miratuar propozimin e Grupeve Parlamentare për emërimin e Komisioneve Parlamentare.

Pas diskutimit të pikave jashtë rendit të ditës, pyetjeve drejt ministrave dhe kryeministrit, Kuvendi ka miratuar Komisionet Parlamentare ndërsa pritet të diskutojë edhe për pandeminë.

Seanca është duke vazhduar.

Read Previous

Arben Vitia thotë se ka kërkuar nga Hekuran Murati vazhdimin e shtesave për profesionistët shëndetësorë

Read Next

VV-ja tërhiqet nga shqyrtimi për ndryshimet në Kodin Penal