MINT merr vendim për hapjen e hetimeve për importin e disa produkteve nga Serbia

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se dikasteri që udhëheq ka marrë vendim për hapjen e hetimeve zyrtare për importin e produkteve konditorike.

Këto produkte përfshijnë ëmbëlsirat dhe biskotat e importuara nga Serbia, sipas kodit NetarikHS1905, e cila sipas saj përfshin një gamë të gjerë të produkteve.

“Kemi një ligj i cili është për shumë vite në fuqi, por që nuk ka qenë në zbatim dhe që kemi bazë të plotë gjithmonë kur kemi një padrejtësi nga vendet e jashtme, për të mbrojtur prodhuesit tanë vendor nga Serbia, ose vendet e tjera që në këtë rast kemi edhe vendet që mund të dëmtojnë por ne kemi vërejt që ka shumë importe së fundi nga tregu i Serbisë, dhe kryesisht janë rritjet enorme të disa nga produkte konditorike.” u shpreh Hajdari gjatë një konferencë për media.

Tutje e para e dikasterit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bëri të ditur se hetimi do të bëhet brenda afatit 180 ditësh dhe në momentin që kanë analizat përfundimtare do të vazhdojnë me vendosjen e masës ndaj produkteve konditorike.

“Është ofruar baza e mjaftueshme se produktet e importuara në territorin e Republikës së Kosovës janë në sasi të rritur edhe në kushte të tilla po i shkaktojnë dëm dhe po i kërcënojnë poashtu prodhuesit tonë dhe produktet e ngjashme ose konkurruese në Republikën e Kosovës.”

Ajo tregoi se për dallim nga ligji për masat Antidamping ky ligj është masë tregtare që aplikohet ndaj shtetit dhe në sasinë e rritjes së importit nga ai shtet.

Kurse sipas Hajdarit gjatë nëntë mujorit të vitit 2021, importi i këtyre produkteve nga Serbia është rritur për 10 përqind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit 2020.

Derisa sipas saj, eksporti i Kosovës në Serbi gjatë periudhës së njejtë ështe vetëm 1% nga eksporti total i këtyre produkteve.

/KlanKosova/

Read Previous

​Tahiri kërkon nga qeveria që ligji i pagave të dërgohet në Kuvend për miratim

Read Next

Kusari-Lila: Do të shtyjmë përpara reformën zgjedhore