Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se Naser Ramadani dha dorëheqje nga detyra e drejtorit ekzekutiv të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ministria njofton se ministri e ka pranuar dorëheqjen e Ramadanit më datën 14 gusht të këtij viti dhe ka caktuar Ardita Barakun, ushtruese të detyrës së drejtorit ekzekutiv të këtij instituti. /RTK/
“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e Dr. Naser Ramadanit nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së. Me vendimin e ministrit të Shëndetësisë, ushtrues Detyre i drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar Dr. Ardita Baraku, Specialiste e Shëndetësisë Publike në Departamentin e Mjekësisë Sociale në IKShPK”