Ministria e Shëndetësisë për shkak rritjeve të rasteve me Covid-19 përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen, raporton Gazeta Sinjali.
MSh-ja gjithashtu sugjeron se në rast të simptomave të COVID-19 të shkohet sipas udhëzimeve.
“Nëse keni simptoma, lajmërohuni menjëherë në qendrat e testimit, nëse rezultoni pozitivi izolohuni sipas udhëzimeve. Bartni maskën në mjedise të mbyllura”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë!
Rastet me COVID-19 po shënojnë rritje dhe sipas projeksioneve të IKShPK, dinamika në rritje pritet të vazhdoj edhe në ditët në vijim. Ministria e Shëndetësisë përmes institucioneve shëndetësore mundëson qasje të lehtë në:- vaksina falas, të sigurta dhe efektive në qendrat e vaksinimit në të gjitha komunat, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë,- teste PCR falas në IKShPK dhe 6 qendrat rajonale (Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan),- teste rapide falas në shumë prej QKMF-ve,- trajtim klinik për Covid-19 në QKUK e spitalet regjionale.
Nëse keni simptoma, lajmërohuni menjëherë në qendrat e testimit, nëse rezultoni pozitivi izolohuni sipas udhëzimeve. Bartni maskën në mjedise të mbyllura.
Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit.• Personat e moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë të vaksinës kundër COVID-19;• Qytetarët e moshës mbi 60 vjeç mund të vaksinohen edhe me dozën e IV-të (katër muaj pas marrjes së dozës së III-të)• Fëmijët e moshës 5-11 vjeç me dozën e parë dhe të dytë.
/GazetaSinjali/