Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për personel civil, Mehaj jep detaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ministria që drejton së shpejti do të hapë konkurs për 75 pozita specialistike si pjesë e resursve humane.

Pozitat që do të hapen variojnë nga mjeku specialist e deri te inxhinierët e ndërtimtarisë.

Mehaj ka thënë se ushtria po rritet e bashkë me të po ngriten edhe resurset humane.

“Konkurset do të hapen përgjatë periudhave të ndryshme kohore, në grupe, sipas fushave specifike të kërkuara. Ushtria po rritet, e bashkë me të po ngriten dhe kapacitetet e resurseve humane. Ministria e Mbrojtjes është më e gatshme se kurrë të mbështes tranzicionin e FSK-së drejt një ushtrie të përgatitur në aspektin profesional dhe operacional që përmbush standardet Euro-Atlantike”, ka shkruar Mehaj.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Mbi 40 të plagosur si pasojë e tornadove në Gjermani

Read Next

Si do të përfundonte një luftë totale SHBA-Kinë?