Ministria e Financave: Më 24 shkurt 2023 mbahet ankandi i parë për vitin 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 24 shkurt 2023 do të mbahet ankandi i parë për vitin 2023, ku do të emetohen Obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë.

Po ashtu aty bëhet apel që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të kontaktohen ndonjëra nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

/KlanKosova/

Read Previous

Serwer: SHBA-të po ndjekin “diplomaci të shëmtuar”, gabim të favorizohet Serbia në kurriz të Kosovës

Read Next

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar, 14 të arrestuar në Itali