Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se ka të gjetura skandaloze nga Komisioni që është themeluar pas vërejtjeve të Auditorit të Përgjithshëm, rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjetjet janë shumë më skandaloze sesa vërejtjet e marra në vazhdimësi nga Auditori i Përgjithshëm.
“Fatkeqësisht, nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave”, ka thënë Peci.
“Andaj, për të gjitha këto veprime të kundërligjshme, ftoj Prokurorinë e Shtetit që të vihet në shërbim të zbardhjes së këtyre rasteve abuzive sepse adresimi i këtyre problemeve të shtresuara, nuk zgjidhet vetëm me adresime administrative”.
Më poshtë postimi i ministrit Peci ku shfaqen disa nga gjetjet e Komisionit:
/Klankosova.tv/