Ministri Peci e fton homologen kroate për vizitë në Kosovë

Gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Zagreb të Kroacisë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zhvilloi takim me homologen e tij në shtetin kroat, Ministren e Bujqësisë, Marija Vukovic.

Ministri Faton Peci shpalosi para Vukovic gjendjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe hapat konkret që janë ndërmarrë në zhvillim të sektorit.

“Njëherit i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës kroate si në përmirësim të politikave zhvillimore ashtu edhe në plotësimin e kritereve të akreditimit për mekanizmat financiar të para anëtarësimit në BE (IPARD), duke qenë se pikësynim i yni është sigurimi i këtyre fondeve me qëllim të rritjes së përkrahjes financiare ndaj fermerëve tanë”, tha mes tjerash ministri Peci, thuhet në komunikatë.

Gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Zagreb të Kroacisë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zhvilloi takim me homologen e tij në shtetin kroat, Ministren e Bujqësisë, Marija Vukovic.

/KlanKosova/

Read Previous

Këto janë të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme

Read Next

Dom Lazër Shantoja, kleriku i parë martir shqiptar