Ministri Peci: Duhet të rritet vetëdija për sigurimet bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Faton Peci, ka kërkuar që të rritet vetëdija për sigurimet bujqësore deri në eliminimin e nevojës për kompensimin e dëmëve në bujqësi.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në një takim të organizuar nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), në bashkëpunim me MBPZHR, me temën “Sigurimi i Bujqësisë – Rritja e bujqësisë në Kosovë duke menaxhuar me rreziqet e motit”.

Këshilltarja politike në këtë ministri, Flutur Mustafa, ka sqaruar për opinionin publik se citimi në media se Peci ka njoftuar se ky vit do të jetë i fundit kur bujqit do të kompensohen për dëmet si pasojë e kushteve klimatike, është i pasaktë.

“Ministri Faton Peci ka theksuar se duhet të ngrisin vetëdijen për sigurimet bujqësore deri në eliminimin e nevojës për pagesën ad-hoc të dëmeve në bujqësi”, ka shkruar Mustafa në Facebook, e jo se ky do të jetë viti i fundit ku bujqit do të kompensohen për dëmet si pasojë e kushteve klimatike. 

/Telegrafi/

Read Previous

Çmimi i naftës bie me 5% në bursat ndërkombëtare, në Kosovë çmimet vazhdojnë të jenë të larta

Read Next

Rusia gjobit Google me 4 milionë rubla