Çmimi i naftës bie me 5% në bursat ndërkombëtare, në Kosovë çmimet vazhdojnë të jenë të larta

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar tendenca rënëse të çmimeve për ekonominë botërore.

Çmimet e naftës ranë më shumë se 5% të martën pasi FMN shpalli parashikimin e tij pranveror për ekonominë globale, e cila pritet të ngadalësojë rritjen globale.

Pavarësisht kësaj në Kosovë çmimet e naftës vazhdojnë të jenë të njejta me ditët e kaluara.

Ekipi televizionit Syri ka vizituar disa prej pikave të shitjes së karburanteve në Gjakovë.

Çmimet nga hera e fundit që kemi raportuar kanë ngelur njejtë.

Gjatë ditës së sotme çmimi më i lartë i naftës ishte 1.62euro për litër ndërkaq më i ulëti 1.59.

Për benzinën më i larti ishte 1.48, më i ulët 1.42 për litër. 

Kujtojmë që Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vende të tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 410 milionë litra naftë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë derivatet e benzinës.Në periudhën nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31 milionë litra karburante, më së shumti nga Arabia Saudite, e pastaj nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia e vende tjera.

Read Previous

Jasharaj: Qeveria ka kohë një javë për reflektim në kërkesat tona

Read Next

Ministri Peci: Duhet të rritet vetëdija për sigurimet bujqësore