Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, të mërkurën e 12 shkurtit është duke marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili po zhvillohet në selinë e NATO-s, në Bruksel.
Takim ky që në fokus ka diskutimet për situatën aktuale të sigurisë globale dhe përpjekjet e vazhdueshme për të garantuar paqen dhe stabilitetin ndërkombëtarë.
Ky takim që mblodhi mbi 50 vende nga mbarë bota, ka për qëllim formimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë dhe koordinim e mbështetjes për Ukrainën në përballje me agresionin rus.
Grupi i Kontaktit për Ukrainën është një koalicion i vendeve aleate dhe partnere të Ukrainës që ofrojnë mbështetje ushtarake dhe sigurie për këtë vend në përballjen e tij me agresionin rus. Grupi u krijua nga Shtetet e Bashkuara në prill 2022, pas fillimit të pushtimit të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës.
Grupi synon të koordinojë dhe rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën, forcojë mbrojtjen dhe kapacitetet ushtarake të Ukrainës, Harmonizojë furnizimet me armë dhe pajisje ushtarake nga vendet partnere, sigurojë mbështetje afatgjatë për mbrojtjen e Ukrainës. /Albanianpost.com