Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, po qëndron për vizitë në Kosovë.
Ai tashmë ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Për ardhjen e të parit të Mbrojtjes të Italisë, njoftoi vetë ministria mëngjesin e sotëm, duke mos dhënë shumë detaje për agjendën e tij, përpos njoftimit se Crosetto do të qëndrojë me ushtarët italianë në KFOR për të Premten e Madhe.
Aty përmendet edhe që Crosetto do të ketë edhe takime të rëndësishme institucionale.
“Duke u nisur për në Kosovë për të kaluar të Premten e Madhe me ushtarët tanë. U sjell atyre përshëndetjen dhe afërsinë mirënjohëse të shtetit dhe të italianëve. Mundësi e çmuar edhe për takime të rëndësishme institucionale ”, tha ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Ministri Crosetto ka vizituar Kosovën edhe në nëntorin e vitit 2022, i cili po e shoqëronte zëvendëskryeministrin italian, Antonio Tajanin. /Reporteri.net/