Arka ishte pa para, hajnit të maskuar i dështon grabitja në një lokal

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i maskuar e nën kërcënim të armës ka hyrë në një lokal në Ferizaj për të kryer grabitje.

Sipas policisë, personi i dyshuar kishte depërtuar në vendi ku kryheshin pagesat po që nuk kishte para.

“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e saj të punës, aty ka hyrë një person i dyshuar, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka depërtuar në vendin ku kryhen pagesat mirëpo meqë nuk kishte para, është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftim të policisë.

Në konsultim me prokurorin policia ka njoftuar se është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime. /KosovaPress/

Read Previous

Ministri italian i Mbrojtjes vjen për vizitë në Kosovë, përmend takime të rëndësishme insitucionale

Read Next

Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit të Zi tregon realitet të ri