Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, raporton Gazeta Express.

Në këtë takim është biseduar për pandeminë COVID-19, procesin e vaksinimit dhe mbështetjen që Kosovës i kanë dhënë partnerët ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidën e pandemisë.

Në këtë drejtim, Ministri Vitia ka falënderuar shtetin e Italisë për mbështetje konkrete që i ka ofruar sistemit shëndetësor në Kosovë në luftimin e COVID-19 përmes fuqizimit të kapaciteteve diagnostikuese, por edhe ekspertizës profesionale.

Ministri Vitia dhe Ambasadori Orlando janë pajtuar për fuqizimin e projekteve të përbashkëta në shëndetësi dhe, gjithashtu, kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të masave kundër COVID-19 nga ana e të gjithëve në Kosovë si dhe monitorimin e zbatimit të tyre, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës./GazetaExpress/

Read Previous

Të shtunën zhvillohet superderbi i javës ndërmjet FC Liburn dhe Mabetex-Prishtina

Read Next

Vritet një anëtar i PS-së në Elbasan