Ministri i Mbrojtjes së Italisë: Ballkani ka po aq potencial shpërthyes sa Lindja e Mesme

Ministri i Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, është shprehur i shqetësuar për situatën e sigurisë në Ballkan.

Gjatë një Komisioni për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Parlamentin Italian, Crosetto, ka potencuar se përveç Lindjes së Mesme, ekziston edhe një front tjetër që është potencialisht po aq shpërthyes sa ai.

“Ka një tjetër front që më shqetëson, jo si Lindja e Mesme, por është potencialisht shpërthyes si ky”, ka thënë ai.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se shqetësohet për zhvillimet në një rajon “shumë më afër Italisë, në anën tjetër të Adriatikut, në Ballkan”.

Komandën e Misionit të NATO-s në Kosovë do ta marrë një italian. Ai do jetë gjeneralmajor Enrico Barduani.

Si komandant i KFOR-it, Barduani do të shërbejë nga 11 tetori i këtij viti.

Në këtë pozitë, ai do ta zëvendësojë gjeneralmajorin turk, Ozkan Ulutas, të cilit i përfundon mandati më 11 tetor, një vit pasi e mori.

Lajmi se Barduani do të emërohet komandat i KFOR-it e bëri të ditur NATO, përmes një komunikate për media pas vizitës që Ulutas pati në selinë e Aleancës në Bruksel.

Enrico Barduani nuk është italiani i vetëm që merr komandën e KFOR-it.

Para tij kishte qenë edhe gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia, i cili kishte shërbyer deri në vitin 2023, pasi që ishte pasur nga Ulutas. /Albanianpost.com

Read Previous

Politika e Von der Leyen për Kinën përballet me momentin e së vërtetës

Read Next

Ukraina është më afër NATO-s se kurrë