Ministri i Jashtëm i Shqipërisë vjen në Kosovë, takohet me Osmanin e Gërvallën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani sot do të vazhdojë turin në Kosovë.

Kryediplomati shqiptar do të pritet nga zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Takimi mes Gërvallës dhe Hasanit do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa pas takimit dy homologët do të deklarohen për media.

Sipas agjendës, Hasani do të ketë takim edhe presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjucfa, zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Ndryshe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, pas vizitës në Kosovë do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Pse u lejua Kosova të blejë sistemin raketor “Javelin” pavarësisht kufizimeve ndërkombëtare që kishte?

Read Next

Mot i vranët e me reshje bore