Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg, do ta vizitojë sot Kosovën.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta presë fillimisht në takim ministrin për Punët e Jashtme, Evropë dhe për Tregtinë të Maltës njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg, në orën 10:00 në kabinetin e saj.
Takim do të ketë edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme e Kosovës derisa është bërë e ditur për një takim me ministren Donika Gërvalla.
“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla Schwarz, pret në takim homologun e saj, ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, z. Ian Borg, i cili do ta vizitojë Republikën e Kosovës në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së”, thuhet në njoftim.
Takimi zhvillohet në orën 11:00 në MPJD.