Ministri francez, Beaune: BE-ja të punojë për një plan më ambicioz rikuperimi nga pasojat e Covid-19

Bashkimi Evropian duhet ta bëjë një plan më ambicioz për rikuperim nga pasojat e Covid-19, ka thënë ministri francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune.

Sipas tij, ky plan duhet të jetë më i mirë se ai i verës së kaluar në vlerë prej 750 miliardë euro, që ishte masë stimuluese për të tejkaluar valën e parë të koronavirusit.

Beaune ka thënë se Evropa nuk duhet t’i përsërisë gabimet që ka bërë pas krizës globale financiare një dekadë më parë. Ai ka thënë se këtë radhë, BE-ja duhet ta mbështesë rikuperimin me investime.

I pyetur gjatë një interviste se çka nevojitet të bëhet në këtë drejtim ai ka thënë se “padyshim, dyfishi i fondit ekzistues për rikuperim”.

Read Previous

Si do të ndihmojë teknologjia e Covid-19 për të luftuar kancerin

Read Next

OBSH nuk rekomandon imunizimin me dy lloje vaksinash