Ministri ​Gashani takon përfaqësuesit e UEFA-s, zbulohet çfarë u diskutua

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur në takim përfaqësuesit e UEFA-s, Petr Fousek dhe Thierry Favre, me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me institucionin më të lartë të futbollit evropian.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, së bashku me stafin e tij, vëmendje e veçantë iu kushtua potencialit të vendit për zhvillimin e talenteve të rinj, avancimit të futbollit dhe mbështetjes që UEFA mund të ofrojë përmes shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës ndërkombëtare.

Një prej temave kryesore të diskutimit ishte edhe zhvillimi i futbollit të vajzave dhe grave, me theks te krijimi i mundësive më të mëdha për pjesëmarrjen e tyre në sport, si dhe avancimi i barazisë dhe përfaqësimit në të gjitha nivelet e futbollit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, në takim është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet ministrisë, UEFA-s dhe FFK-së për të krijuar kushte për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të futbollit në Kosovë. /KosovaPress/

Read Previous

​Rama tregon pse ende nuk është vendosur busti i Adem Jasharit në Prishtinë, fajëson nivelin qendror

Read Next

Kosova prezanton kulturën dhe traditat në Pazarin Diplomatik në Lisbonë