FSK jep detaje për lëndimin e ushtarit në Babaj të Bokës, po shqyrtohen rrethanat e incidentit

Foto: Arkiv

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka dhënë detaje lidhur me lëndimin e një pjesëtari të saj gjatë stërvitjeve në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës.

Përmes një njoftimi zyrtar, FSK-ja ka bërë të ditur se ushtari ka pësuar lëndime të lehta dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Dje, gjatë realizimit të një aktiviteti stërvitor në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës, një pjesëtar i FSK-së, ka pësuar lëndim të lehtë. Menjëherë pas incidentit, pjesëtarit i është ofruar ndihma e parë mjekësore, ku po vazhdon trajtimin mjekësor dhe gjendja shëndetësore e pjesëtarit është stabile”, thuhet në njoftim.

FSK-ja nuk ka bërë të ditur shkakun e incidentit, por ka njoftuar se rrethanat e ngjarjes po shqyrtohen nga strukturat përgjegjëse.

“Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar nga strukturat përgjegjëse, në përputhje me procedurat institucionale. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve dhe procedurave të sigurisë gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve stërvitore dhe operacionale. FSK-ja i uron pjesëtarit shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /KosovaPress/

Read Previous

Cilët janë pesë të nominuarit për ambasadorë dhe cilët po presin dekretimin nga presidentja?

Read Next

Sot seanca ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj