Rama tregon pse ende nuk është vendosur busti i Adem Jasharit në Prishtinë, fajëson nivelin qendror
Zhvillime të reja raportohet se kanë ndodhur në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Sipas raportimit në disa media së fundmi janë arrestuar edhe katër persona të tjerë nën dyshimin për përfshirje në rastin e vrasjes së 49-vjeçares.
Në mesin e të arrestuarve thuher se janë ish-vjehrra Nurije Sylaj dhe ish-kunati Driton Sylaj, të cilët dyshohen për shtytje në vrasje.
Arrestimet janë realizuar në kuadër të zgjerimit të hetimeve, ndërsa gjatë veprimeve hetimore janë kryer edhe bastisje dhe janë sekuestruar prova.
Telegrafi ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe Policinë e Kosovës për të konfirmuar informacionet lidhur me arrestimet dhe dyshimet ndaj personave të përmendur, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje nga institucionet.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet ish-kunati, Albert Sylaj, ndërsa rasti kishte nxitur reagime të shumta edhe për shkak të rrethanave që i paraprinë ngjarjes.
Shënim: Personat e përmendur në këtë raportim konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës. /Telegrafi/