“The Guardian” zbardh dokumentet sekrete, sa është numri i të vr*rëve rusë në luftën me Ukrainën?
Humbja e rëndë 4:1 ndaj Leeds United në “Stamford Bridge” ka shtuar presionin mbi Xabi Alonson, por Chelsea nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrim ndaj trajnerit spanjoll. Pavarësisht rezultateve të fundit negative, drejtuesit e klubit vazhdojnë të kenë besim të plotë në punën e tij dhe në projektin që synojnë ta ndërtojnë për një periudhë afatgjatë.
Chelsea pësoi një humbje të thellë të shtunën kur u mposht 4:1 nga Leeds United në kuadër të Premierligës.
Megjithatë, sipas gazetarit Fabrizio Romano, drejtuesit e Chelseat nuk kanë nisur asnjë diskutim të brendshëm për të ardhmen e Alonsos. Përkundrazi, spanjolli vazhdon të konsiderohet si një trajner i nivelit të lartë dhe si një zgjedhje ideale për projektin afatgjatë të klubit.
Chelsea është i vendosur ta mbështesë trajnerin edhe në këtë periudhë të vështirë, duke mos e vënë në diskutim pozitën e tij pas rezultateve të fundit. Besimi në punën e Alonsos mbetet i plotë dhe drejtuesit synojnë t’i japin kohën e nevojshme për ta rikthyer skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive.
Kështu, pavarësisht zhgënjimit të fundit në Premierligë dhe presionit që po rritet rreth tij, Alonso vazhdon të ketë mbështetjen e klubit londinez.
Aktualisht londinezët renditen në vendin e tetë në tabelë me 16 pikë pas 11 ndeshjeve. /KosovaPress/