Minatorët e Trepçës bojkotojnë punën, shkak rrogat

Minatorët e Trepçës sot kanë bojkotuar punën për shkak se nuk i kanë marrë pagat e muajit të kaluar. Këtë e ka konfirmuar Destan Kërleshi nënkryetar i sindikatës së minatorëve.

Ai mes tjerash tha se nga menaxhmenti nuk ka dalë askush me asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.

Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë në fillim të korrikut.

/klankosova/

Read Previous

Goditje e rëndë për Real Madrid në prag të nisjes së sezonit, Courtois këput ligamentin

Read Next

Për 10 ditë katër vrasje, të dyshuarit ende në arrati