Mimoza Kusari-Lila viziton bashkësinë e parë lokale, prioritet kërkesat e qytetarëve- KRONIKË ZGJEDHORE

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon me vizitat në lagjet e qytetit të Gjakovës në kuadrë të fushatës zgjedhore. Në bashkësinë e parë lokale, afër Garazhës së Autobusëve, Mimoza Kusari Lila kandidate për kryetare të komunës së Gjakovës, nga radhët e kësaj partie u njoftua nga afër për gjendjen e parkut në këtë lagje.  Ajo tha se në këtë ambient nuk është investuar që kur ajo kishte iniciuar këtë projekt 4 vite më parë, andaj bashkë me qytetarët do të ndërtojnë ambiente më të mira dhe të sigurta për rekreacion.

Prioritetet i përcakton qytetari tha ndër të tjera Kusari-Lila, gjatë takimit me banorët e kësaj lagje.

Bashkë me ekipin Vetëvendosje dhe Alternativa  vizitën e vazhduan edhe në pjesë tjera të qytetit.

Read Previous

Gastronomët të kufizuar në ofrimin e shërbimeve me masat e reja

Read Next

Moti sot në Kosovë