Është mbajtur kuvendi i dytë i Alternativës në Gjakovë. Të pranishëm ishin përfaqësues nga të gjitha degët ku vepron Alternativa. Kryetarja Mimoza Kusari Lila para të pranishmëve në fjalën e saj hyrëse elaboroi rrugëtimin politik të Alternativës në nivel vendi.
Kusari Lila ndau edhe një mirënjohje postmortum për të ndjerin Gurakuq Dobrunën, ish kryetarin e këtij subjekti politik. Djali i Dobrunës, Don Dobruna u shpreh falenderues për këtë gjë.
Kryesia e punës në përbërje të Reshat Nurboja, Ali Tafarshiku dhe Hana Zeka zhvilluan të gjitha pikat e kuvendit, ku pas votimit të delegatëve Mimoza Kusari Lila u rizgjodh përsëri kryetare e alternatives. Në fund të punimeve u zgjedh edhe kryesia si dhe këshilli i përgjithshëm.