Mimoza Kusari-Lila në një intervistë ka lënë të hapur mundësinë që do të kandidojë për kryetare të Gjakovës. Ajo tha se një vendim të tillë po e rishqyrton duke qenë se në zgjedhjet e fundit mori mbështetje të madhe në Gjakovë, ” Në zgjedhjet e fundit, e vetme kam marrë më shumë vota se e gjithë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”– tha ajo. Madje ajo në bisedë e sipër tha se këtë do ta diskutojë me kryeministrin Kurti.
Rikujtojmë se Mimoza Kusari-Lila ishte kryetare e Gjakovës gjatë viteve 2013-2017, kurse nuk e rifitoi mandatin e dytë pasi humbi në garë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nga kundërkandidati Ardian Gjini. Poashtu Ardian Gjini e ka rishpallur kandidaturën e tij në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor të 2021.