Milot Rashica rikthehet nga lëndimi

Futbollisti kosovar, Milot Rashica është rikuperuar nga lëndimi dhe ka filluar stërvitjet me Besiktasin.

Rashica u lëndua në ndeshjen ndaj e kombëtares së Kosovës ndaj Qipros, ku u zëvendësua pas 16 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai humbi katër duelet e fundit të Besiktasit, teksa tani është rikthyer plotësisht dhe ka filluar stërvitjet me klubin e tij.

Ky është lajm i mirë edhe për kombëtaren e Kosovës para duelit me Rumaninë e Lituaninë. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Real Madrid – Milan, formacionet e mundshme

Read Next

Ndeshja e Europa League mes Besiktas dhe Maccabi Tel Aviv do luhet në terren neutral