Milani shokohet në Holandë

Milanin e pret punë e vështirë për kualifikim në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e madhe italiane e ka humbur ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut në garën elitare evropiane.

Të mërkurën mbrëma, Milani pësoi 1:0 nga Feyenoordi në Holandë.

Sfida u vendos që në minutën e tretë. Realizator për Feyenoordin ishte braziliani Igor Paixao. Skuadra holandeze kishte edhe raste të tjera, ndërsa e qëlloi traversën po përmes Paixaos. 

Raste kishin edhe italianët, që megjithatë nuk i konkretizuan.

Kështu Milani do të kërkojë të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të martën e ardhshme në “San Siro”./koha.net/

Read Previous

S’ka paqe të qëndrueshme në Ukrainë pa Evropën në bisedime

Read Next

Henry, Carragher dhe Richards