Milani ngec sërish, rrezikon top katërshen

Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Bologna, në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Nicolo Sansones, në minutën e 1’. Teksa ishte Tomaso Pobega që barazoi rezultatin në minutën e 40’, me një super goditje.

Në pjesën e dytë, Milani tentoi që të kaloj në epërsi, por pa arritur dot.

Kështu Milani renditet momentalisht në pozitën e katërt me 53 pikë, pas 30 ndeshjeve. Teksa Bologna renditet në vendin e tetë me 44 sosh.

/Klankosova.tv./

Read Previous

“Ky vend i jashtëzakonshëm turistik”, Shqipëria në radarët e prestigjiozes britanike

Read Next

Finlanda kryen stërvitjen e parë në NATO si anëtare e Aleancës