Milan – Inter, historia e përballjeve në Ligën e Kampionëve

Milan – Inter, apo siç njihet ndryshe “Derby della Madonnina” do të jetë njëra gjysmëfinale e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja mes dy rivalëve të përbetuar të qytetit të Milanos ka prodhuar gjithmonë spektakël dhe emocione në fushe, por përballja e sotme pritet të jetë edhe më dramatike.

Sa i përket ndeshjeve mes tyre, Milan-i dhe Inter-i janë ballafaquar 235 herë, prej të cilave zikaltrit kanë bilanc më pozitiv me 87 fitore kundrejt 79 sukseseve të Milan-it, ndërsa 69 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Megjithatë, historiku ndërron kur bëhet fjalë për Ligën e Kampionëve.

Dyja ekipet janë përballur katër herë në ndeshje të Ligës së Kampionëve (kuptohet vetëm pas fazës çerekfinale, ngase më herët nuk lejon rregullorja ballafaqime të dy skuadrave nga i njëjti shtet).

Ballafaqimi i parë i rivalëve të urryer të qytetit në Champions, ishte në sezonin 2003/04.

Ishte pikërisht kjo fazë, gjysmëfinalja e atij edicioni, kur atëherë goli si mysafir vlente më shumë.

Pikërisht kjo bëri që Milan-i të kualifikohej në finale, pasi që në ndeshjen e parë kur Inter-i ishte vendas, kuqezinjtë barazuan me rezultat 1:1, me golat e shënuar nga Andry Shevchenko (Milan) dhe Obafemi Martins (Inter), ndërsa ndeshja e dytë kur kuqezinjtë ishin vendas kishte përfunduar pa gola.

Kjo bëri që Milan-i të kualifikohej në gjysmëfinale, ku më pas triumfoi ndaj Juventus-it në penallti, ngase ndeshja në “Old Traford” kishte përfunduar pa gola.

AC Milan players celebrates with the UEFA Champions League Trophy

Ky ishte titulli i gjashtë në historinë e kuqezinjve, derisa në atë kohë zikaltrit kishin mbetur me dy sosh.

Nuk vonoi edhe shumë dhe erdhi edhe përballja tjetër mes dy rivalëve të përbetuar të qytetit të modës.

Dy vjet më vonë, sezoni 2004/05 solli ballafaqimin mes tyre në fazën çerekfinale.

Ndeshja e parë u luajt me Milan-in në cilësinë e vendasit, e cila përfundoi me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Jaap Stam dhe Andriy Shevchenko.

Ky i fundit shënoi gol edhe në ndeshjen e dytë në minutën e 30-të, që bëri që ekipi i tij të ketë një epërsi të madhe për të vazhduar tutje në gjysmëfinale.

Kjo bëri që tifozët e Inter-it të hidhnin mjete piroteknike në fushë, ku nga to pësoi edhe portieri i Milan-it, Nelson Dida, që u godit në qafë me një prej tyre.

Nga këto episode, gjyqtarët e ndërprenë ndeshjen dhe më vonë u mor vendimi që fitorja t’i takonte Milan-it me rezultat zyrtar 3:0.

Kështu, kuqezinjtë vazhduan rrugën dhe në gjysmëfinale e eliminuan skuadrën holandeze, PSV Eindhoven.

Më pas do të vinte finalja e famshme e famshme e Stambollit, që njihet si një nga ndeshjet më dramatike në historinë e futbollit.

Milan-i ishte duke udhëhequr me epërsi prej tre golave në pjesën e parë, por në një interval prej gjashtë minutash (nga minuta e 54-të deri në të 61-tën Liverpool-i e barazoi rezultatin) ku më pas ndeshja shkoi në penallti dhe anglezët triumfuan, duke ia mohuar titullin e shtatë italianëve.

Pra, sa i përket përballjeve në Ligën e Kampionëve, sonte (e mërkure, 10 maj) do të jetë ndeshja e pestë mes Milan-it dhe Inter-it, apo kjo është hera e tretë që dy rivalët e përbetuar të qytetit përballen mes vete. /Albanianpost.com

Read Previous

Interpoli kërkon ndihmë, po përpiqen të zbardhin rastet e vrasjes së 22 grave

Read Next

Sergio Busquets ka vendosur të largohet nga Barcelona