Milan – Feyenoord, Reijnders: Rëndësi ka të dalim me fitore nga kjo sfidë

Milan do të luajë sot në mbrëmje ndaj Feyenoord në Champions League. Një ndeshje delikate për kuqezinjtë, që synojnë një rezultat të mirë në Holandë.

Ai që ka folur para ndeshjes është mesfushori Tijjani Reijnders, i cili komentoi ardhjen e Gimenez në sulmin kuqezi: “Ne të gjithë duam të bëjmë më të mirën për ta bërë atë të ndihet i qetë. Edhe të ardhurit e tjerë të rinj po i ndihmojmë”.

“Ne jemi gati. Sa për mua, dua të vazhdoj të bëj mirë, ashtu si gjithë ekipi. Ndjej besimin e trajnerit dhe tifozëve, por nuk e mendoj tani. Jam i fokusuar vetëm te ndeshja e sotme”, tha më tej Reijnders.

Mesfushori shprehet edhe për ndryshimin e mundshëm të rolit të tij në fushë: “Për mua është thelbësore të luajmë çdo ndeshje me qëndrimin e duhur. E mira e ekipit është më e rëndësishme, mendoj të luaj mire kudo që trajneri dëshiron dhe të jem në formë”. /Telesport.al/

Read Previous

“Tirana po projektohet si kryeqyteti më i jashtëzakonshëm i rajonit”

Read Next

Shqipëri | Çfarë përfshin drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës?