Të martën e 11 shkurtit, anëtarët e Komisionit të Ligjeve, votuan për ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votën e Diasporës, para zgjedhjeve të 11 majit.
Drafti gjendet në zyrën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe pritet që nesër të miratohet në Parlament.
Socialistët dhe demokratët bashkuan votat në Komisionin e Ligjeve, duke aprovuar të gjitha kërkesat e KQZ-së që lehtësojnë votën e diasporës.
Emigrantët nuk do të paguajnë asnjë tarifë për pagesën e postës për kthimin e votës në Shqipëri.
Nga ana tjetër, socialistët nuk pranuan që të votojnë emigrantët të cilët nuk kanë fare dokumente shqiptare identifikimi.
Palët votuan afate të reja për të dorëzuar emrat e kandidatëve që në 12 mars, në mënyrë që KQZ-ja të prodhojë më shpejt fletën e votimi, për ta dërguar në kohë jashtë vendit.
Socialistët i plotësuan opozitës kërkesën tjetër, që numërimi i votës së diasporës të bëhet me komisionerë partiakë. /Albanianpost.com