Mbrojtësi i Milanit, Davide Calabria, ka publikuar një lloj deklarate përmes kanaleve të tij sociale, për t’iu përgjigjur zërave dhe polemikave të ditëve të fundit. Ja mendimi i tij: “Përshëndetje të gjithëve. Ndihem i detyruar të bëj disa sqarime.
Gjatë muajve të fundit kam lejuar shumë gjëra të kalojnë, duke shmangur t’iu përgjigjem situatave ‘të pakëndshme’, ose të fabrikuara, për të mos humbur kohë dhe energji. Ndoshta duhej ta kisha bërë edhe më parë. Sot mendoj se ka ardhur momenti për të thënë dy fjalë.
Ashtu si në të kaluarën, edhe gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar shumë informacione të gabuara për mua dhe për skuadrën tonë. Lajme të rreme që nuk meritojnë vëmendje, por që tani mendoj se kërkojnë një përgjigje për të mbrojtur imazhin tim dhe atë të grupit tonë.
Këto spekulime mbi dinamika në fushë, përballje të ndryshme dhe jetën time private, nuk përputhen me të vërtetën; ato krijojnë vetëm konfuzion dhe ndasi. Kërkoj respekt për mua, për punën tonë dhe për klubin që përfaqësojmë.
Kritikat konstruktive janë pjesë e profesionit tonë, por të pavërtetat nuk janë të tilla. I ftoj të gjithë të verifikojnë para se të përhapin lajme që mund të dëmtojnë individët ose ambientin tonë.
Fokusi ynë mbetet në fushën e lojës, ku çdo ditë punojmë me profesionalizëm maksimal për t’u përmirësuar. Nuk do të lejoj askënd të dëmtojë dashurinë dhe përkushtimin tim ndaj ekipit të zemrës sime. Faleminderit të gjithë atyre që na mbështesin gjithmonë! Forca Milan!” /Telesport.al/