Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kujtuar sot viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, duke thënë se ata u vranë veç pse ishin myslimanë boshnjakë.
Ai ka shpërndarë një postim të Ministrisë së Jashtme gjermane.
“Sot ne përkujtojmë viktimat e gjenocidit të tmerrshëm në Srebrenicë 29 vjet më parë. Mijëra u vranë thjesht sepse ishin myslimanë boshnjakë. Shumë plagë janë ende të hapura, Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të kërkojë pajtim. Kujtesa për ta është një përkujtim për ne”, ka shkruar ai.
Today we commemorate the victims of the horrific genocide in #Srebrenica 29 years ago. Thousands were murdered simply because they were Bosnian Muslims. Many wounds are still open, Bosnia & Herzegovina continues to seek reconciliation. Their memory is a reminder to us. 🇪🇺🇧🇦 https://t.co/645UgTTMQB— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) July 11, 2024
Qeveria e Kosovës dje e ka shpallë 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, bazuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga 23 maji./Express/