Michel: Marrëdhënia BE-Kinë do të diskutohet në samitin e qershorit

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë qëndrimin e bllokut ndaj Kinës dhe marrëdhëniet e saj të ardhshme me vendin gjatë samitit të tyre të ardhshëm në qershor, tha të hënën presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Politika BE-Kinë do të jetë në axhendën e këshillit tonë europian në qershor”, tha Michel në një postim në Twitter.

Disa ministra të punëve të jashtme të BE-së, duke folur përpara një takimi të përbashkët të hënën, shprehën shqetësimin e tyre lidhur me komentet e fundit të ambasadorit të Kinës në Francë, i cili vuri në pikëpyetje sovranitetin e ish-shteteve sovjetike si Ukraina dhe shteteve anëtare të BE-së, Letoni, Lituani dhe Estoni.

Ministria e Jashtme e Kinës që atëherë është përpjekur të sqarojë se qëndrimi zyrtar i vendit është se respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve. /abcnews.al

Read Previous

Kolapsi financiar i Credit Suisse, brenda tre muajve ishin tërhequr mbi 60 miliardë euro

Read Next

Xavi paralajmëron lojtarët e Barcelonës për titullin kampion në La Liga