Michel: E ardhmja evropiane e paimagjinueshme pa Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi sot në Bled se çdo zgjerim e ka bërë BE -në më të mirë, dhe se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Unionin ashtu siç BE -ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor.

Duke folur në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë, ai deklaroi se çdo zgjerim e ka bërë BE -në më të mirë dhe ka çuar në atë që është sot – një bashkim idesh, solidariteti dhe diversiteti.

Sipas tij, e ardhmja e Evropës është e paimagjinueshme pa Ballkanin Perëndimor, dhe në këtë drejtim ai përshëndeti mbajtjen e Samitit për Ballkanin Perëndimor në Slloveni.

“Ne e dimë se BE -ja është e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor, por Ballkani Perëndimor i nevojiten njësoj BE -së. Së bashku mund të ëndërrojmë dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për BE -në”, tha ai..

Michel potencoi se BE nuk është një projekt statik, por një projekt dinamik i vlerave, prosperitetit dhe ndikimit.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Operacion Shqipëri-Spanjë kundër drogës: Arrestohen 107 persona

Read Next

Haxhiu kërkon arrestimin e ministrit Arben Vitia