Michael Jordan humbi 500 milionë dollarë të mundshëm në tre sekonda të draftit të NBA

Pronari i Charlotte Hornets, Michael Jordan humbi 500 milionë dollarë në vetëm tre sekonda pasi klubi i tij nuk mori basketbollistin francez Victor Wembanyam në draftin e NBA.

Domethënë, San Antonio Spurs fitoi lotarinë e sivjetme të NBA-së dhe kështu fitoi të drejtën për të bërë zgjedhjen e parë, e cila sigurisht do të jetë një qendër e mrekullueshme 220 centimetra e gjatë, i shkëlqyer nën kosh, por edhe jashtëzakonisht kreativ.

Charlotte Hornets ishte një nga dy skuadrat me një shans për të nënshkruar me perspektivën e madhe franceze, por nuk rezultuan fitues.

Fatkeqësisht për Jordanin, siç ka ndodhur që nga blerja e ekipit në vitin 2010, fati nuk ishte në anën e Hornets. Dështimi për të marr Wembanyan jo vetëm që uli me siguri aftësinë e tyre për të forcuar ekipin, por edhe vlerën e tyre neto.

Siç shkruan ESPN, çdo skuadër që do të nënshkruante kontratë me të riun francez do ta rriste menjëherë vlerën e klubit për 497 milionë dollarë.

Kështu që Hornets duhej të kënaqeshin me zgjedhjen e dytë, që ndoshta do të jetë Scoot Henderson.

Meqë ra fjala, Wembanyama është lojtar i Metropolitan, koshashënuesi më i mirë (21.8 pikë), kërcime (10.3) dhe bllokada (3.0) i ligës franceze dhe u prezantua në Amerikë me lojëra të shkëlqyera në Las Vegas. /Telegrafi/

Just Minutes After Draft Lottery, Victor Wembanyama Has Caused Michael  Jordan a $280 Million Loss - The SportsRush

Read Previous

Zbulohet bunkeri sekret i Putinit, ai ka kushtuar mbi një miliard euro

Read Next

Presidentja Osmani takohet me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland