Meta në bisedime mbi investimin në Scale AI

Meta Platforms është në bisedime për të bërë një investim që mund të kalojë 10 miliardë dollarë në startup-in e inteligjencës artificiale Scale AI, raportoi Bloomberg News të dielën.

Kushtet e marrëveshjes nuk janë finalizuar ende dhe mund të ndryshojnë ende, tha raporti, duke cituar njerëz të njohur me çështjen, përcjell Telegrafi.

E themeluar në vitin 2016, Scale AI është një startup për etiketimin e të dhënave i mbështetur nga gjigantët e teknologjisë Nvidia, Amazon dhe Meta.

E vlerësuar së fundmi me gati 14 miliardë dollarë, Scale AI gjithashtu ofron një platformë për studiuesit për të shkëmbyer informacione të lidhura me IA-në. /Telegrafi/

Read Previous

Rey Manaj kërkon falje

Read Next

Të rinjve ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun