Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, gjatë fjalës së tij të përbashkët me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, tha se mbështetja e tij për Kosovën është detyrë morale dhe kushtetuese.
Por, shtoi ai, “pendohem se nuk kam bërë më shumë sepse jam ndikuar nga problemet e brendshme të vendit”.
Presidenti Meta premtoi se pas të hënës së 25 korrikut, kur dhe ai do të lëshojë postin e Kreut të Shtetit, do të bëjë më shumë për Kosovën.
“Edhe Presidenti i ri do të jetë po aq mbështetës”, theksoi Meta.
/Albanianpost.com