Lionel Messi shënoi golin e tij të 79-të ndërkombëtar të enjten në mbrëmje për të thyer rekordin e golave në Amerikën e Jugut që mbahej nga legjenda braziliane Pele.
Messi realizoi tre gola në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Bolivisë e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës.
Messi ka shënuar 79 gola në 152 ndeshje
Golashënuesit më të mirë të ekipeve të Amerikës së Jugut:
Lionel Messi: 79 (Argjentinë)
Pele: 77 (Brazil)
Neymar: 69 (Brazil)
Luis Suarez: 64 (Uruguaj)
Ronaldo: 62 (Brazil)