Messi e Inter Miami ndalen në gjysmëfinale të CONCACAF Champions Cup

Inter Miami është eliminuar në gjysmëfinale të CONCACAF Champions Cup, që është gara elitare për klube të futbollit në Amerikën Veriore, Amerikën Qendrore dhe Karaibe.

Skuadrën amerikane, ku paraqitet Lionel Messi, e eliminoi skuadra kanadeze, Vancouver Whtiecaps. Vancouveri fitoi 2:0 në shtëpi më 24 prill, ndërsa në orët e para të së enjtes fitoi edhe në Miami me rezultatin 3:1.

Argjentinasi Messi e kompletoi ndeshjen tek Inter Miami, ndërsa luajtën edhe Luis Suarez, Sergio Busquets e Jordi Alba. Ky i fundit edhe e realizoi golin për Inter Miamin, në minutën e nëntë. Por skuadra kanadeze shënoi tre gola në pjesën e dytë për fitore 5:1 në rezultat të përgjithshëm./koha.net/

Read Previous

Nis takimi i Kurtit me Krasniqin në kërkim të një zgjidhje për ngërçin në Kuvend

Read Next

Një makth i ri teknologjik