Mësimdhënësit të cilët janë në fushatë zgjedhore, konkretisht që kandidojnë për këshilltar komunal në Gjakovë aktualisht e kanë të pezulluar marrëdhënien e punës, dhe kjo po i penalizon nxënësit. Drejtori i shkollës së mesme të ulët “ Zekeria Rexha” Pleurat Rudi dhe drejtoresha e shkollës të mesme ekonomike “Kadri Kusari”Merita Bokshi, thanë se në bazë të rregullores mësimdhënësit që janë pjesë e fushatës zgjedhore nuk do të mbajnë orët mësimore. Për këtë menaxhmenti i këtyre shkollave kanë drejtuar kërkesë në drejtorinë e arsimit për zëvëndësimin e profesorëve në fjalë por që nuk kishte zëvendësim për disa prej tyre.
Ndërsa udhëheqësi i sektorit të arsimit në Gjakovë, Zymber Berisha u shpreh se te gjithë arsimtarët që janë kandidat per këshilltar komunal janë të zëvendësuar në shkolla përveç atyre që nuk i kemi pasur në lista të pritjes.
Theksojmë se 18 mësimdhënës janë kandidat për këshilltar komunal në komunën e Gjakovës.