Merkel viziton Tiranën të martën, zbardhet agjenda

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton të martën Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e Kryeministrit zbardh agjendën e kancelares.

Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama. Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.

Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

AAK: Fushata zgjedhore të zgjasë vetëm pesë ditë

Read Next

Odhise Paskali, skulptori i madh shqiptar i Monumentit të Skënderbeut