Merkel: Gjermania do të japë 3 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor

German Chancellor Angela Merkel attends a ceremony in which German President Joachim Gauck appointed the new German government cabinet on Tuesday in Berlin, Germany.

Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deklarata u bë të hënën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përfundim të takimit virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Merkel, tha se i sheh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme në Bashkimin Evropian “për arsye strategjike”.

“Është në interesin e Bashkimit Evropian që ta çojë përpara këtë proces”, tha Merkel në një konferencë me gazetarët, pas përfundimit të takimit ku mblodhi për herë të fundit përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, duke lënë të nënkuptohet se po flet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, por pa i përmendur ato.

Kancelarja Merkel tha se gjatë takimit virtual, presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte shprehur “shumë qartë” mbështetjen e tij për ardhmërinë evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit./EO/

Read Previous

Pandemia uli ndjeshëm numrin e azilkërkuesve

Read Next

Vuçiq mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën