Mërgimtarë të sëmurë rëndë me Covid në Kosovë, pritet të transportohen në klinikat zvicerane

Turistët zviceranë nga Kosova që vuajnë nga korona do të fluturojnë në Zvicër, për shërim.

Mediat zvicerane raportojnë se spitalet janë të mbingarkuara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa prej banorëve të saj po trajtohen në Qendrat shëndetësore kosovare, por se shumë shpejtë të gjithë do të transportohen në klinikat zvicerane, për të trajtuar virusin.

Edhe qendrat shëndetësore kantonale në Zvicër janë të mbingarkuara, prandaj numri i shtretëve është i limituar.

“Në 80 për qind të rasteve janë pacientë me Covid,” thotë për 20 min Gregor Tuor, zëdhënës i Medicall AG. Shumica prej tyre u sëmurën gjatë pushimeve të tyre në Ballkan.

Shumë mërgimtarë të ardhur nga Zvicra në Kosovë, po sëmuren rëndë nga virusi korona. Ata po dërgohen në Zvicër nga “Rega”, një kompani e specializuar për bartjen e pacientëve.

“Rega” është një kompani ajrore zvicerane që disponon me avionë specialë për bartjen e pacientëve që sëmuren edhe jashtë Zvicrës. Vetëm gjatë gushtit, ambulanca ajrore “Rega” ka aterruar në aeroportin e Prishtinës 21 herë për të marrë pacientët e sëmurë nga koronavirusi.

Në Shkup “Rega” ka aterruar 9 herë, pastaj në Beograd dhe në Napoli dhe Brindizi (nga 4 herë). Referuar portalit “Flightradar24” (jo zyrtarisht nga Rega) thuhet se Prishtina i prin listës me 21 aterrime. Për albinfo.ch nga Rega e kanë konfirmuar se kanë realizuar fluturime për Prishtinë dhe Shkup, por nuk kanë refuzuar të tregojnë numrin e fluturimeve me arsyetimin se kompania e tyre merret me evakuimin e pacientëve nga e tërë bota. Edhe Aeroporti i Prishtinës nuk ka informata për aterrimin e Aeroplanëve të Rega në Prishtinë.

Spitalet zvicerane po ankohen mbi numrin e madh të të hospitalizuarve. Shumë prej tyre janë me origjinë migracioni. Dhe shumë prej tyre janë në gjendje aq të rëndë, saqë po mbahen gjallë nga makina e mushkërive.

Theksohet se të gjithë pacientët janë të pavaksinuar.

/Reporteri/

Read Previous

Mbahen provimet pranuese në U.GJ “Fehmi Agani” për vitin e ri akademik

Read Next

Vitia: Numri i të infektuarve me COVID-19 është 20-fishuar