Mërgim Berisha afër transferimit te klubi i madh hollandez

Mërgim Berisha do të largohet përfundimisht nga RB Salzburg.

Sulmuesi nga Kosova ka kaluar të gjitha grupmoshat te Salzburg, derisa katër herë ishte i huazuar.

FC Liefering, LASK, Magdeburg dhe SCR Altach ishin skuadrat e Berishës ku ishte i huauzar nga Red Bull Salzburg.

Megjithatë largimi i tij nga gjigantët austriakë do të ndodhë përfundimisht këtë verë.

23-vjeçari ka edhe një vit kontratë me klubin, derisa nuk ka pranuar vazhdimin e saj pasi dëshiron një aventurë të re.

Mediat austriake dhe ato gjermane kanë raportuar se Berisha do të transferohet tek gjigantët holandez, PSV Eindhoven.

Agjenti i lojtarit është parë në Eindhoven ku ka biseduar me drejtuesit e PSV-së të cilët janë të gatshëm të transferojnë kosovarin.

PSV ka mbetur pa sulmuesin Donyell Malen që ka kaluar te Borussia Dortmund, derisa Berisha do ta zëvendësojë atë.

Tanimë drejtuesit e dy klubeve, PSV e RB Salzburg po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje për transferimin e Berishës në Eindhoven.

Sulmuesi nga Kosova ka zhvilluar 55 ndeshje zyrtare deri më tani me Red Bull Salzburgun, ku ka shënuar 23 gola e ka asistuar në 15 të tjerë. /Telegrafi/

Read Previous

Këto janë klubet që kanë shpenzuar më shumë në transferime në dekadën e fundit

Read Next

Gjakovë, 2 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë për posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve