Mercedes planifikon shkëmbimin e pilotëve në mes të sezonit

BAHRAIN, BAHRAIN – DECEMBER 03: George Russell of Great Britain and Mercedes GP talks to the media in the Paddock during previews ahead of the F1 Grand Prix of Sakhir at Bahrain International Circuit on December 03, 2020 in Bahrain, Bahrain. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Mercedes mund të ndjekë taktikën e përdorur disa sezone më parë nga Red Bull,
që ndërroi pilotët e saj në mes të sezonit.

Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e makinës gjermane po mendojnë që brenda pak javësh të largojnë finlandezin Valtteri Bottas, që këtë sezon nuk ka qenë në nivelin e duhur.
Ai do të zëvendësohej nga britaniku George Russell, që aktualisht garon në Formula
1 me Williams.

Ky zëvendësim do të kryhet për të përballuar sulmet e Red Bull, që
ka dy pilotë të rinj dhe të fortë (Verstappen e Perez), ndërsa Bottas këtë sezon ka
zhgënjyer me makinën gjermane.


Te Mercedes nuk heqin dorë nga titulli kampion për konstruktorë, ndaj Toto Wolff
kërkon t’ia besojë makinën Russell, që vjet zëvendësoi me sukses Hamilton në
Bahrein. Duket se Wolff beson te i riu britanik, ndaj brenda majit mund të vijë
shkëmbimi i bujshëm mes dy pilotëve./telesport.al/

Read Previous

Nëna preu fytin e dy fëmijëve të saj dhe vrau burrin para se të shkonte në kinema

Read Next

​Bislimi: Dialogu rinis në qershor, në Bruksel morëm vetëm informacione