Dihet tashmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel në lidhje me reciprocitetin për targa. Marrëveshja është arritur pas dy ditëve intensive të diskutimeve, kështu kishte thënë përfaqësuesi special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Pikërisht për këtë temë kanë ndarë opinionet e tyre disa nga qytetarët e Gjakovës.
Rikujtojmë se kjo marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë për targat pritet të hyjë në fuqi të shtunën më 2 tetor 2021.