Gjykata e Kasacionit na dha të drejtë, ndërkohë që qendrat e emigrantëve në Shqipëri janë gati, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në konferencën vjetore të shtypit me gazetarët.
”Më duket se vendimet e Gjykatës së Kasacionit i japin të drejtë qeverisë, pasi thonë se i takon qeverisë të krijojë vende të sigurta, deklaroi Meloni.
”Qendrat në Shqipëri janë gati për të funksionuar”, shtoi ajo.
”Vitin e kaluar zbarkimet u ulën me 60%, vitet e fundit pothuajse janë zhdukur, por për sa na përket neve qendrat janë gati për të qenë operacionale”, theksoi Meloni.
Duke folur për vendimin e Gjykatës së Kasacionit, Meloni argumentoi se “rrjedhimisht, gjyqtari nuk mund të mos zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve që vijnë nga ato vende, por mund të motivojë çështje specifike”.
”Kjo është diçka krejtësisht e ndryshme nga ajo që bëjnë magjistratët e gjykatës së Romës, që nuk duhet hyjnë në çështjet individuale”, tha Meloni.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë duhet të vendosë në shkurt për çështjen e vendeve të sigurta.
“Italia ka paraqitur vlerësimet e saj. Nga diskutimet me partnerët e tjerë evropianë, unë e di se shumica e vendeve evropiane do të mbështesin qëndrimin italian përpara gjykatës. Arsyet tona janë në përputhje me paktin e imigracionit”, deklaroi Meloni. /ATSH-ANSA/